Key figures and history

With a pedigree for technological innovation and a track record spanning over 20 years, our journey tells a story of ambition, commitment and collaboration.

But our journey doesn’t end here! It’s only just begun.
 

Key Figures

2001

Founded, HQ Belgium

500m+

Documents processed

2.500

Large corporates

32

Countries

8

Successful acquisitions last 3 years

1.400+

FTEs

1.000.000+

SMEs

Our history


2021
Zgjerimi në tridhjetë shtete

2021 ka qenë vit ndërtimi. Grupi u zgjerua përmes blerjes së gjashtë kompanive:
21grams, BanqUP, Akti, Digithera, Sistema eFactura and Crossinx. Integrimi i këtyre kompanive sapo ka filluar.

Ne vazhdojmë të zgjerojmë shtrirjen e Banqup në të gjithë Europën, platformën tonë Premium për SME-të. Me prezencën e Banqup në të gjithë këto tregje, ne kërkojmë të mirëpozicionohemi në përgjigje të kërkesave ligjore të shteteve të ndryshme, në zvogëlimin e hendeqeve tatimore të evazionit mbi TVSH-në.


2020
Ne jemi të listuar në Bursën Euronext të Brukselit

Ne kërkojmë të bëhemi platforma cloud lider ndaj shërbimeve të bizneseve SME, e ndërtuar mbi "Dokumentat", "Identitetin" dhe "Pagesat".

Duke filluar nga shtatori i vitit 2022, ne jemi të listuar në Bursën Euronext të Brukselit. Listimi në bursë, përkon me një moment historik në rritjen e kompanisë në të ardhmen, si një kompani e pavarur Fintech.

Ne lançuam Jefacture, platformën tonë digjitale për kontabilitetin në Francë.


2019
Ne jemi Unifiedpost Group

Ne jemi Unifiedpost Group  - një kompani Fintech me shtrirje në të gjithë Europën, e cila ndihmon klientët të strukturojnë kompleksitetin financiar të proceseve administrative duke u mundësuar zgjidhje të thjeshta, inteligjente dhe digjitale.

Blerja e kompanisë Fitek dhe Prime Documents ka siguruar prezencën tonë në tetë tregje të reja.


2018
Konsolidimi i pozicionit tonë

Ky vit ka përfaqësuar mbi të gjitha konsolidimin e plotë të ofertës tonë. Ne i dhamë forcë më madhe zgjidhjeve tona softuerike të cilat mundësojnë integrimin e mëtejshëm financiar dhe kontabël përmes zgjidhjeve të ADM Solutions. Po në të njëjtin vit, Inventive Designers na mundësoi procesimin e kapacitete më të larta, në kuadër te volumeve, teknologjisë gjithëpërfshirëse te komunikimit për klientët si dhe të shërbimeve të tjera këshilluese.


2017
E ardhmja është e integruar

Parimi kryesor i transformimit digjital qëndron në aftësinë për të shpërndarë, ruajtur dhe aksesuar të dhënat në distancë dhe me bashkëpunëtorët tanë. Blerja e kompanisë Nomadesk nga Unifiedpost Group, u mundësoi klientëve tanë këto kapacitete.

Megjithatë, panorama nuk ishte ende e plote, i mungonte një pjesëz: automatizimi. Me blerjen e kompanisë Onea, e cila mundëson shërbime kontabiliteti të automatizuara të integruara me sisteme ERP për zgjidhje kontabiliteti, misioni ynë për të servirur procesimin e dokumentave dhe zinxhirin e krijimit të vlerës financiare pothuajse u kompletua.


2016
Një platformë e re për pagesat

Sot, platforma jonë funksionon si një njësi qendrore ku klientët mund të aksesojnë të gjitha të dhënat e tyre financiare - kudo dhe kurdo. Në vitin 2016 ne lançuam PAY-NXT, duke zyrtarizuar themelimin e Unifiedpost Group si një institucion pagese. Kjo është arsyeja pse klientët tanë, duke përdorur platformën tonë mund të menaxhojnë krijimin e faturave si dhe pagesat.


20142015
Të mirëpritura zgjidhjet e reja

Administrimi i dokumentave dhe i niveleve të aprovimit është një proces kompleks ndërveprimi, i cili haset në çdo ndërmarrje dhe në ndërveprimet e  bizneseve midis tyre. Është një element kritik i zinxhirit të vlerës financiare dhe është në qendër të ofertës aktuale të Grupit Unifiedpost.

Kjo u mundësua kur ne mirëpritëm në Grupin tonë eID (2014) dhe Zet(2015), të cilat në kombinim me njëra tjetrën jetësuan shërbimin e verifikimit të identitit, shërbimin e nënshkrimit elektronik të dokumentave dhe një platformë të vetme për të gjitha zgjidhjet ndaj bizneseve.


20122013
Blerjet tona të para

Të etur për të kapur dallgën e digjitalizimit, ne e dinim se duhet të kombinonim rritjen organike me aftësi të reja. Blerja jonë e parë, PowertoPay (2012), një qendër korporative pagesash dhe Finodis (2013), një ofrues i shërbimeve financiare, na pozicionoi në rrugëtimin për tu zhvilluar si një zgjidhje e integruar në cloud, e aftë për të servirur klientët tanë në procesimin e plotë të dokumenteve dhe zinxhirin e vlerës financiare. 


20042009
Zgjerimi ynë i hershëm nëpër Europë

Mbështetur në suksesin tonë në Belgjikë, ne shumë shpejt u zgjeruam në Luksemburg (2004) dhe Hollandë (2008) ndërsa vendosëm synimin tonë për zgjerimin në nivel Europian. Kjo kulmoi me hapjen e qendrës sonë të zhvillimit në Timisoara, Rumani në vitin 2009.


2001
Themelimi ynë

"UnifiedPost" u themeluar në Belgjikë nga CEO ynë, Z. Hans Leybaert, me fokus kryesor teknologjinë e procesimit të dokumentave.