Crossnet

Rrjeti për e-faturat, e-pagesat, e-porositë dhe e-financimet

Me “Crossnet”, Unifiedpost Group është pjesë e rrjetit lider për e-faturat, e-pagesat, e-porositë dhe e-financimet. Duke ju mundësuar lidhjen me grupet tuaja të interesit, ne automatizojmë transaksionet tuaja të blerjeve dhe shitjeve duke ju mundësuar likuiditetin e nevojshëm. Mbi një milion kompani tashmë shkëmbejnë dokumentet e tyre përmes Crossnet. Produktet si Banqup, Collect dhe Channel u shërbejnë me përsosmëri bizneseve qofshin ato të vogla, të mesme dhe të mëdha.

Përfitimi kryesor për biznesin tuaj është se duke ju bashkuar rrjetit tonë, ju komunikoni me të gjithë pjesëmarrësit e tjerë në të. Dhe ajo çka është e rëndësishme, nuk keni nevojë të ndryshoni asnjë nga pajisjet në përdorim.

Takohuni me palët e interesit.

Ju mund të takoheni me klientët, furnitorët dhe palët e tjera të interesuara në platformë! Ata që përdorin gjithashtu zgjidhjet e Unifiedpost Group mund të përfitojnë edhe nga shërbime shtesë bashkëpunimi si rakordimet në real time, pagesa të menjëhershme dhe menaxhimi i mosmarrëveshjeve. Partnerët e tjerë mund të lidhen duke përdorur një larmi të madhe ndërfaqesh, formate të dhënash dhe protokolle të ndryshme. Edhe dokumentet në letër mund të përpunohen sipas kërkesave.

Ndërkohë që rrjetet dhe kërkesat e raportimit tatimor rriten vazhdimisht, ne sigurohemi që ju të mund të përfitoni dhe të jeni në përputhje me to - në mbarë globin. Pavarësisht nëse është rrjeti PEPPOL, më shumë se 100 ofrues shërbimesh (EESPA) ose platforma të raportimit tatimor si SdI në Itali, ART në Turqi ose rrjete të tjera në më shumë se 60 vende të tjera, ne jemi tashmë të lidhur.
 

Infrastruktura e IT mund të qëndroj e pa ndryshuar.

Praktikisht çdo formë e teknologjisë në këtë planet që premton të reduktojë kostot, bazohet në investime të konsiderueshme fillestare dhe ndryshime në infrastrukturën e IT. Ky nuk është rasti me zgjidhjet elektronike nga Unifiedpost Group.

Edhe pse dokumentet tuaja tani janë të digjitale dhe nuk kërkohen më në letër, kjo nuk do të thotë se infrastruktura juaj IT duhet të ndryshojë.

Nuk ka nevojë as të instaloni softuer shtesë, pasi mund të komunikoni me të gjithë partnerët tuaj të biznesit përmes një ndërfaqeje të vetme me Unifiedpost Group. Gjithashtu nuk ka rëndësi se cilat sisteme të kontabilitetit, nëse i përdorni ato - pasi ne jemi përshtatemi me të këdo.

Jo shumë ndryshime për punonjësit tuaj - vetëm më pak punë manuale dhe më pak kohë e shpenzuar në procese. Infrastruktura juaj IT mbetet ashtu siç është.
 

Një rrjet i sigurt për të dhënat tuaja.

Është e çuditshme të mendosh se të dhënat sensitive, mbi të gjitha, duhet të administrohen përmes një kompanie të tretë? Mos u shqetësoni, pasi mbrojtja e të dhënave dhe siguria e të dhënave tuaja janë të rëndësishme për ne!

  • Ne përpunojmë të dhëna vetëm në qendrat e të dhënave të certifikuara ISO me hostim në Europë dhe ndjekim legjislacionin europian për mbrojtjen e të dhënave.
  • Shumë institucione financiare i kanë audituar zgjidhjet e Unifiedpost Group dhe i ofrojnë këto zgjidhje klientëve të tyre.
  • Unifiedpost Group është testuar dhe është në përputhje me kërkesat ligjore fiskale në mbi 60 vende. Kjo demonstrohet nga certifikimi ynë ISAE 3402, duke treguar se të rregulat e trajtimit të të dhënave të sigurta dhe në pajtueshmëri.

Crossnet me një vështrim:

  • Rrjet i madh (+1 milion) që po rritet vazhdimisht dhe tashmë është i shtrirë në të gjithë globin
  • Një lidhje e vetme teknike me rrjetin tonë mundëson komunikimin me të gjithë pjesëmarrësit e tjerë dhe shkëmbimin e të gjitha llojeve të dokumenteve
  • Opsione të thjeshta dhe të shpejta për e-pagesa dhe e-financim
  • Lidhje me standardet e jashtme ndërkombëtare të transmetimit të të dhënave
  • Ndërfaqe dhe formate të përditësuara për mjediset B2B, B2C dhe B2G
  • I pajtueshëm me të gjitha sistemet (ERP/kontabiliteti).
  • Rrjet i besuar që mbulon të gjitha aspektet e kërkuara të sigurisë dhe të pajtueshmërisë
  • Përmbushjen e kërkesave të raportimit tatimor në më shumë se 60 shtete