Korporata dhe Institucione Qeveritare

Ne duam t'ju frymëzojmë dhe të zvogëlojmë kompleksitetin e proçeseve të biznesit tuaj.
Zbuloni se si kompanitë ndryshojnë mënyrën se si punojnë.

"ALD po rritet jashtë kufijve të një kompanie konvencionale leasingu dhe po shkon drejt shndërrimit në një ofrues të vërtetë të lëvizshmërisë. Rrjedhimisht, produktet tona bëhen më komplekse. Ky ndryshim është i mundur vetëm me një qasje moderne dhe plotësisht digjitale dhe ne e dimë se mund të mbështetemi në Unifiedpost Group për të na ndihmuar të kapërcejmë këtë tranzicion kritik.

Miel Horsten - Menaxher i Përgjithshëm, ALD Automotive

"Ne qemë në gjendje të zvogëlonim varësinë tonë nga ciklet e ngadalta dhe komplekse të lançimit të IT-së duke fuqizuar biznesin për të krijuar komunikime efikase me klientet, me fokus klientin dhe shumëllojshmërinë e kanaleve të komunikimit."

Olivier Onclin - COO, Belfius

"Me Z-login mund të identifikohem në mënyrë të sigurt, për shembull në RVO. Kompania jonë ndodhet në një zonë rurale, ku mbulimi i rrjetit të celularëve nuk është gjithmonë optimal. Gjëja më e mirë e Z-login është se mund të identifikohem edhe me një pajisje OTP, në mënyrë që të mund të aksesoj edhe informacionin e nevojshëm kur mbulimi im me sinjal është i dobët. Të qënurit anëtar i LTO, na mundësoi edhe një zbritje shtesë të tarifave!"

Eefje Meihuizen-Kuyt - Sipërmarrës Bujqësor dhe Këshilltar Qarku FrieslandCampina

"Securex beson jashtëzakonisht shumë në proceset digjitale pasi ato janë më të shpejta, më të lehta për t'u gjurmuar dhe me kosto më efikase se ato të printuara. Në rrugëtimin tonë të vazhdueshëm drejt digjitalizimit të proceseve të punës, ne vazhdojmë gjithmonë të vlerësojmë mjetet dhe proceset tona. Unifiedpost Group, me historikun e tij tashmë të konfirmuar në digjitalizimin e proceseve të ngjashme, zhvilloi këtë zgjidhje inovative për shërbimin e letrave të regjistruara, duke u pozicionuar si partner i besueshëm në ndërmarrjen hapit e tjetër."

Dimitri De Schepper - Drejtor Digjital, Securex

Zbulo zgjidhjet tona

Një zgjidhje inovative në administrimin e faturave të blerjes deri në procesimin e pagesës së saj. Collect, i mundëson ndërmarrjes suaj të administrojë në mënyrë të përkryer të gjitha dokumentet e marra.
Një zgjidhje e qëndrueshme në administrimin e faturave të shitjes. Me Channel, ju keni gjithcka që kompanisë suaj i nevojitet për dërgimin e dokumenteve apo të dhënave në një zgjidhje të vetme.