Sektori përkatës

Zgjidhjet tona u përshtaten nevojave specifike të sektorit 

Bujqësor

Sektori i bujqësisë luan rol kyç në mbarë planetin – sigurimin e ushqimit në tavolinat tona, 24/7. Por, nuk mund ta luaj këtë rol nëse duhet të shpenzojë pjesën më të madhe të kohës për administrimin e financave të saj.

Në Unifiedpost Group, ne duam të ndihmojmë ndërmarrjet bujqësore të përqendrohen në gjërat që kanë më shumë rëndësi duke u thjeshtuar aspektet financiare.
Shërbimi ynë unik dhe i sigurt i faturimit është i lehtë për t'u përdorur, pavarësisht nga përvoja dhe njohuritë në kontabilitet. Akoma më mirë, ai është plotësisht i pavarur nga bankat dhe audituesit, duke u ofruar përdoruesve kontroll të plotë mbi të dhënat e tyre financiare.

Ai madje mban një regjistrim elektronik të çdo transaksioni në një mjedis personal dhe të sigurt për shtatë vjet.

Kontabiliteti

Unifiedpost Group është partneri fundor i digjitalizimit. Kur bëhet fjalë për kontabilitetin e ndërmarrjeve, ne ofrojmë një zgjidhje të vetme dhe të plotë. Platforma jonë e sigurt dhe e bazuar në cloud  paraqet një zgjidhje plotësisht të integruar që i lejon klientët të menaxhojnë aspektet e kontabilitetit brenda së njëjtës platformë.

Ne e dimë se biznesi mund të jetë kompleks, prandaj ne i mbajmë gjërat të thjeshta. Platforma jonë është krijuar për të renduar punën me partnerët tanë qofshin ato në zyrë apo në lëvizje – pavarësisht nëse ky bashkëpunim ka të bëj me kolegët, furnitorët apo kontabilistin tuaj.
Ne gjithashtu e dimë se çdo biznes për nga natyra është i ndryshëm. Çdo zgjidhje e veçantë kombinohet për të ndërtuar një set me mjetet e nevojshme digjitale që mundësojnë kontabilizimin e proceseve pa probleme dhe sipas nevojave të klientëve tanë.

Pra, pavarësisht nëse një klient duhet të krijojë, dërgojë, marrë, miratojë, paguajë, arkivojë ose ndajë fatura, ne kemi mjetin për ta realizuar atë, kudo dhe kurdo.

Punësim përkohshëm

Forcat punëtore po ndryshojnë dhe punësimi i përkohshëm ose i bazuar në kontrata po bëhet gjithnjë e më i zakonshëm pasi punëtorët kërkojnë më shumë fleksibilitet. Punësimi i përkohshëm është një fenomen në rritje dhe kjo mund të jetë sfiduese për t'u menaxhuar si për bizneset ashtu edhe për rekrutuesit.

Në Unifiedpost Group, ne duam ta bëjmë të lehtë për bizneset që të rekrutojnë talentet sezonale me besim. Mjeti ynë i zhvilluar posaçërisht bën të mundur që punëtorët e përkohshëm të nënshkruajnë kontrata dhe të kenë akses në detyra duke përdorur një platformë digjitale që është plotësisht në përputhje me ligjet mbi privatësinë dhe kërkesat e tjera rregullatore.
Pavarësisht nëse klienti ynë është një punëdhënës ose një agjenci rekrutimi që punon për emër të tyre, zgjidhja jonë redukton barrën administrative në mënyrë që ata të mund të fokusohen te njerëzit e tyre.

Ndërtimi

Kur bëhet fjalë për zinxhirët komplekse të furnizimit, nuk ka një industri tjetër të ngjashme me atë të ndërtimit. Ky sektor i larmishëm bashkëpunon me një numër të madh ofruesish – nga freelancer-at dhe bizneset e vogla lokale, tek kompanitë e mëdha ndërkomëtare dhe këshilluese.

Në Unifiedpost Group, ne e kuptojmë nevojën e besueshmërisë, efikasitetit dhe sigurisë kur bëhet fjalë për transaksione biznesi të kësaj shkalle.
Zgjidhja jonë për industrinë e ndërtimit është mjaft e fleksibël për t'iu përshtatur nevojave në zhvillim të këtij sektori, duke ofruar gjithashtu një platformë digjitale gjithëpërfshirëse, tek e cila klientët mund të mbështeten për funksionet e faturimit dhe funksionet e tjera administrative plotësisht të digjitalizuara.

Kjo zgjidhje është krijuar për t'i shërbyer të gjithë industrisë. Pra, pavarësisht madhësisë së biznesit, ne kemi një zgjidhje digjitale që i përshtatet.